Kerko

*

Vilë në shitje Gjiri I Lalzit (Durrës - qyteti)

€ 350.000 191 m² Kodi 9619176

"SAN PIETRO" Hotel & Residence
Ndërtimi ka filluar në muajin Prill 2017, dhe pritet të përfundojë në faza të ndryshme, ku faza e I-rë parashikohet në muajin Shtator 2020, dhe faza II-të në muajin qershor 2021.
Situata aktuale e ndërtimit në "San Pietro", është në fazën e muraturës dhe të rifiniturës.
"San Pietro" ka pjesë të tij dhe zona të përbashkëta për argëtim apo shërbime (ambiente tregtare, kënde lojrash për fëmije, kënde sportive, pishinë të përbashkët etj.), si dhe hapësira të tjera si rrugë, hyrje e kompleksit etj., të cilat kërkojnë mirëmbajte, pastrim, ndricim etj.
Sigurisht që kjo do të sjellë edhe një pagesë mujore ose vjetore nga cdo rezident, në mënyrë që kompleksi të jetë gjithmonë i mirëmbajtur dhe në kushtet më të mira të funksionimit.
Administrimi në Rezidencën "San Pietro" do të realizohet po nga vetë Kompania "EDIL AL", nën logon e partnerit tonë kryesor ndërkombëtar "Melia Group", Spanjë.
VILA E BASHKANGJITUR ME 2 HYRJE e cila pozicionohet në vazhdim të Vilave Individuale.
Vila e Bashkangjitur përbëhet nga 2 njësi, dhe ka një sipërfaqe totale prej 190.9 m².
Në katin përdhe ka ambientin e ditës së bashku me kuzhinën (open plan), ndërkohë që në katin e dytë përbëhet nga 3 dhoma gjumi.
Kati përdhe ka një sipërfaqe prej 84.3 m², ndërkohë që Kati i parë ka një sipërfaqe prej 106.5 m² (veranda sipërfaqe 30.85 m²), me një parcelë prej 500-800 m².
Vlera në total e Vilës së Bashkangjitur është 350.000 euro, në varësi të pozicionit të saj, duke zotëruar një siperfaqe trualli nga 350-600m².
SHËNIM. Në cmim përfshihet edhe sipërfaqja e truallit.

Kërkoni informacion shtesë

Çmimi për m² € 1.832
Zona Gjiri I Lalzit (Durrës - qyteti)
Zona Zonë rezidenciale
Dhoma 3
Vënd parkimi Po
Lloj Shtëpi pushimi, Investim
Inf. Shtesë I Mirëmbajtur, Shtëpi luksoze
  • Depo
  • Ballkon
  • Ventilim Natyral
  • Sip. e ballkonit & verandës: 31 m²
  • Pamje
  • Oborr
  • Dyer sigurie
  • Rrugë: Asfaltuar
  • Fasadë Xhami
  • Opsionet e Xhamit: Xham Dopio
  • Ndriçuar