Kerko

*

AQUAMARINA

 Qeparoi shpalos pamjen e vetë menjëherë pas gjirit të Panoramës (Palermos) shfaqet një pamje tjetër e mrekullueshme, lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelbër dhe fshati i ri Qeparo fushë, më lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe në thellësi fshati Kudhës. Emri i fshatit Qeparoi vjen nga bima e qiparisit. Plazhi i Skalomes, i veçantë për rërën e hollë dhe detin e cekët të shfaqet përpara. Në gjirin e vogël gjendet moli i lashtë, një bankinë prej blloqesh guri, shpella e Frëngut dhe Hunda e Madhe.

Qeparo është në zemër të Rivierës. Lehtë për t’u arritur nga qytetet/ aeroportet dhe i lidhur me të gjitha shërbimet. Qeparo është në qendër të gjithçkaje. Dhe Aquamarina është në qendër të Qeparoit. Ndodhet pak më shumë se 2 orë nga Tirana, më pak se një orë nga Vlora dhe më pak se 30 minuta nga Dhërmiu e Saranda, dy vendet që ndodhen në skajet e Rivierës.  Aquamarina është një cep parajsë e rrethuar nga natyra, mes pemëve të ullirit shekullor dhe detit të pastër kristal, me të gjitha shërbimet afër.


Rreth e rrotull ka:
• Restorantet • Hotelet • Market Riviera • Furra buke
• Himara dhe sherbimet e nje qyteti bregdetar 15 minuta larg
• Promenade • Spitali • Marina dhe Doganat.