Kerko

*

Reth nesh

Retrò Real Estate “Living & Art with Charme”

Për sa i përket Who’s Who për Retrò Real Estate

Who’s Who për Real Estate, është një koleksion unik me prona të cilësisë të lartë që përfaqësojnë rezidencat më luksoze nga gjithë Shqipëria dhe Italia.

Retro-RealEstate.com, agjensia Nr.1 me prona me luksoze dhe unike nga çdo tjetër.

Klientët tanë gjatë kërkimit për prona ekskluzive kursejnë kohë të rëndësishme duke eksploruar listimet tona dhe përfitojnë njohuri të rëndësishme për sa i përket cmimeve dhe standartave, të gjitha në një vënd të vetëm.
Gjithashtu, për ata që kërkojnë të shesin ose lëshojnë me qira pronën e tyre luksoze mund të konsultohen nga agjensia tonë, e specializuar mbi prona luksoze me profesionializmin në vënd të pare.

Retrò Real Estate, dallohet për menaxhimin e jashtëzakonshëm të pronave, në kombinim me çertifikim ndërkombëtar. 

Fjala e CEO

Pas bashkëpunimeve të shumta me sipërmarrës të industrisë së ndërtimit dhe profesionistë të sektorit imobiliarë si dhe me arkitektë të njohur  arredim të brendshëm, më lindi idea të hapë agjensinë time Retrò Real Estate. 

Zgjidhja bashkëkohore për një klientelë të përzgjedhur që kërkon gërshetimin:

“ Living & Art with Charme” 

 

Rreth CEO 

Zajmira Qeraxhiu lindi në 24 maj 1964 në Tiranë, Shqipëri e që nga 2003 eshte nenshtetase italiane.

Jeton dhe punon për 24 vjet në Umbria, Itali me përvojë te nivelit të lartë në sektorin e modës.

Bashkëpunon si modeliste dhe rrobaqepëse me laboratore të ndryshme te prodhimin te markave të rëndësishme si Ralph Lauren, Max Mara, Fabbiana Filippi, Fendi, La Matta, Maria di Ripabianca, Maxime, Pozzi etj.

Në vitin 2001 hap Boutique Atelierin e saj të parë në Todi, Perugia.

Nga suksesi dhe pasioni i madh për Modën, Boutique Atelier Zamira u bë një pikë referimi i konsoliduar për një klientelë që dëshiron të kombinojë, me komoditetin e veshjes, një vlere të rafinuar te elegancës. Në vitin 2008 inaguron Boutique-un e saj të dytë në Marsciano, Perugia.

Në vitin 2014, hap ne Shqipëri "Agency for Business Consultant", duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh dhe studimesh të tregut për sipërmarrës italianë, e ndihmon shumë nga ata për të hyrë në tregun shqiptar.

Bashkëpunon në 2015 dhe 2016 me Agjencinë ICE (Instituti i Tregtisë me Jashtmë) , dega Tirane dhe Kosove si koordinatore në projekte të ndryshme për promovimin e kompanive italiane në Shqipëri dhe Kosovë.

Kordinatore dhe bashkëpunëtore me "Klik Ekspo Group" në panaire tregtare dhe misione biznesi midis Italisë dhe Shqipërisë, si teknike në studimet e tregut.

Për një kohë të gjatë mbuloi rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqatës A.I.I.A, CONFIMI Industria ( shoqata e sipërmarrësve italianë në Shqipëri, Konfederata e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme italiane).

Nga 2015 deri sot, është Sekretare e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Qarku Dibër, Shqipëri.

Sipërmarrëse dhe administratore e Boutique "Retrò Avantgarde" në Tiranë, Shqipëri që nga viti 2017. Kuratore Imazhi dhe eksperte në industrinë e modës dhe Personalshopper e disa personazheve VIP.

Për vite me radhë vazhdon të bashkëpunojë me disa media televizive si RTSH, TV Klan, Ora News, Vision Plus, Tring etj.

Kostumografe dhe Kuratore Imazhi në disa filma dhe shfaqje teatrale në Shqipëri dhe e 2 videoklipeve për Mediaset, Itali.

Në të gjithë përvojën e saj të punës si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri Zamira, bashkëpunon me shumë klientë të pasur si Interior Design, në mobilimin e shtëpive të tyre antike dhe vilave lluksoze nga stili antik në atë modern, duke i personalizuar deri ne detajet më të vogla.

Projektuar nga fillimi Interior Design të brendshëm të disa butikëve dhe dyqaneve luksoze si në Itali ashtu edhe në Shqipëri deri në sistemimin e mallit, duke krijuar mundesi shitjeje sa më të mira (duke qenë profesioniste e nivelit të lartë në sektorë të ndryshëm të industrisë së modës).

Pas bashkëpunimeve të shumta me sipërmarrës të industrisë së ndërtimit dhe profesionistë të sektorit imobiliarë si dhe me arkitektë të njohur në arredim të brendshëm, më lindi idea të hapë agjensinë time “Retrò Real Estate”.

Zgjidhja bashkëkohore për një klientelë të përzgjedhur që kërkon gërshetimin “Living & Art with Charme”.

Zajmira Qeraxhiu në vitin 2017 u nderua si një nga 50 personazhet e shkëlqyera të viteve '60. Përveç kësaj, në vitin 2019, ju dha trofeun, si "sipërmarrësi më i mirë i vitit 2019, për përsosmëri në biznes" dhe çmime të tjera.

Anëtare themeluese e "Rotary Club Tirana International" që prej vitit 2018.

Ka mbuluar rolin e Presidentes, Cerimonieres në "Lion Club Todi", Itali dhe "Lion Club Tirana Host" nga viti 2008 deri në 2017.


STUDIMET:

Istituti Politeknik Harry Fultz, Tiranë 1978-1982.

Diploma në Shkenca Politike, Universiteti Kristal, Tiranë 2006-2009.

Master në Diplomaci, Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Evropian të Tiranës 2016-2017.

Masterclass në Haute Couture me rrobaqepësin e Maison Chanel Paris, 2017.

Masterclas në Haute Couture me rrobaqepësin e Maison DIOR Paris, Z. Adem Aliju eZ. Schon Cooper Shkurt 2018, Maj 2018.

Përfundon studimet akademike në sektorin e Modës në Milano, në MKS Milano Fashion School me petagogë të nivelit të lartë duke u bërë Konsulente Imazhi profesioniste në sektorin Luxury.

Pajiset me Certifikatën e Kompetencës nga Rajoni i Lombardisë si Fashion Image Consulting, Korrik 2019.