Kerko

*

Vilë në shitje Farkë (Tiranë - qyteti)

€ 1.102.000 551 m² Kodi 9624085

Rezidenca e Vilave dhe Apartamenteve luksoze "Quiet Lake", ndodhet pranë Liqenit të Farkës në Tiranë. Kjo
Rezidencë përbëhet nga 16 Vila dhe 16 Apartamente dhe aktualisht është i vetmi i ndërtuar në këtë zonë
(nuk jepen leje për ndërtim rezidencial), me kufi direkt Liqenin e Farkës.
Specifikisht për këto lloj karakteristikash "Quiet Lake" identifikohet si një Rezidencë luksoze dhe elitare,
padyshim nga më të bukurat dhe më të vecantat në Tiranë.
Vilat në Rezidencën "Quiet Lake", janë të 4 tipeve të ndryshme në varësi të modelit arkitektonik, si dhe të
sipërfaqeve për m2. Vilat 3 katëshe kanë cilësi ndërtimi maksimale, nga ku 2 prej tyre pozicionohen shumë
pranë Liqenit, natyrisht me sipërfaqe më të mëdha, madje kanë dhe ashensor. Ndërkohë, secila nga Vilat në
Rezidencën "Quiet Lake" ka mundësinë e 1 apo 2 vendeve për parking brenda oborrit të saj.
Apartamentet ndodhen në godina 3 katëshe, me organizim të brendshëm të tyre në 2+1 dhe në 3+1 me
pamje nga Liqeni (ballkon ose verandë). Banorët e apartamenteve kanë mundësinë për të patur edhe garazhe
në katin -1 si dhe në katin -2. Rezidenca e Vilave dhe Apartamenteve "Quiet Lake" do të ketë gjithashtu edhe
një shëtitore e cila është aktualisht e realizuar.
Hyrja për në Rezidencën "Queit Lake" në Farkë është e kontrolluar me roje, dhe ka një rrethim si për ruajtjen
privatësisë ashtu edhe të sigurisë me kamera 24 orë. Pervec cilësisë së larte, një tjetër avantazh i projektit
është edhe vendndodhja e tij. Pamjet impresionuese të natyrës në Rezidencën “Quiet Lake”, të krijon idenë
se ndodhesh në ndonjë vend të huaj, e ngjashme me Zvicrën, teksa kanë përfunduar edhe punimet e
Shëtitores së Rezidencës.
Vila Elitare, është më e madhja për nga sipërfaqja dhe më elitare se cdo vilë tjetër, është e pozicionuar në
rreshtin e parë të ndërtimeve dhe ka lidhjen më të afërt me Liqenin e Farkës.
Vila Elitare (G) ka një sipërfaqe në total prej 551.1 m² me 3 kate mbi tokë dhe një kat nën tokë. Në katin
përdhe përbëhet nga ambjenti i ditës, kuzhina dhe një dhomë pritje për miqtë. Kati i parë përbëhet nga 3
dhoma gjumi dhe një verandë e madhe në katin e dytë, plus papafingo vetëm për dhomën matrimoniale të
ciftit, (në total janë 4 dhoma gjumi).
Vlera totale e Vilës Elitare është, 1.102.000 Euro, në varësi të pozicionit të saj.
Vila Elitare ka një sipërfaqe trualli që varion nga 750 - 880 m².
Vila Individuale (A), është më e vogël në krahësim me Vilën Elitare, por ama ka të njëjtën privatësi dhe është
e vendosur në rreshtin e dytë, direkt pas Vilave Elitare. Vila Individuale (A), zotëron një sipërfaqe në total 302
m². Vila ka ambientin e ditës së bashku me kuzhinën (open-plan), si dhe një dhomë gjumi në katin përdhe,
dhe 2 dhoma gjumi në katin e parë, plus papafingon në dhomën matrmoniale të ciftit (në total janë 3 dhoma
gjumi).

Kërkoni informacion shtesë

Çmimi për m² € 2.000
Zona Farkë (Tiranë - qyteti)
Adresa Quite Lake
Zona Zonë rezidenciale
Dhoma 4
Vënd parkimi Po
Lloj Shtëpi pushimi, Investim
Inf. Shtesë I Mirëmbajtur, Shtëpi luksoze
  • Ballkon
  • Ventilim Natyral
  • Sipërfaqja e truallit: 750 m²
  • Pamje
  • Oborr
  • Dyer sigurie
  • Rrugë: Asfaltuar
  • Pamje Ballore
  • Fasadë Xhami
  • Opsionet e Xhamit: Xham Dopio
  • Ndriçuar

HARTA

Quite Lake