"SAN PIETRO" Hotel & Residence
Ndërtimi ka filluar në muajin Prill 2017, dhe pritet të përfundojë në faza të ndryshme, ku faza e I-rë parashikohet në muajin Shtator 2020, dhe faza II-të në muajin qershor 2021. Situata aktuale e ndërtimit në "San Pietro", është në fazën e muraturës dhe të rifiniturës.
"San Pietro" ka pjesë të tij dhe zona të përbashkëta për argëtim apo shërbime (ambiente tregtare, kënde lojrash për fëmije, kënde sportive, pishinë të përbashkët etj.), si dhe hapësira të tjera si rrugë, hyrje e kompleksit etj., të cilat kërkojnë mirëmbajte, pastrim, ndricim etj.
Sigurisht që kjo do të sjellë edhe një pagesë mujore ose vjetore nga cdo rezident, në mënyrë që kompleksi të jetë gjithmonë i mirëmbajtur dhe në kushtet më të mira të funksionimit.
Administrimi në Rezidencën "San Pietro" do të realizohet po nga vetë Kompania "EDIL AL", nën logon e partnerit tonë kryesor ndërkombëtar "Melia Group", Spanjë.
Vila Individuale zotëron një sipërfaqe në total prej 204 m², e përbërë nga ambienti i ditës së bashku me kuzhinën (open plan), si dhe një dhomë gjumi në katin përdhe, dhe nga 3 dhoma gjumi në katin e I-rë.
Kati përdhe i Vilës Individuale zotëron një sipërfaqe prej 90.4 m², ndërkohë që
Kati i I-rë ka një siperfaqe prej 95.1 m². Totali i sipërfaqes së Vilës është 204 m², nga të cilat 18.5 m² verandë (185.5 m² + 18.5 m²).
Vlera në total e një Vile Individuale është 425.000 euro, në varësi të pozicionit të saj, me një sipërfaqe trualli prej 600-900 m².
SHËNIM. Në cmim përfshihet dhe sipërfaqja e truallit.
| Çmimi për m² | € 2.083 |
|---|---|
| Zona | Gjiri I Lalzit (Durrës - qyteti) |
| Adresa | Plazhi San Pietro |
| Zona | Zonë rezidenciale |
| Dhoma | 4 |
| Vënd parkimi | Po |
| Lloj | Shtëpi pushimi, Investim |
| Inf. Shtesë | I Mirëmbajtur, Shtëpi luksoze |
Na kontaktoni ose prenotoni një vizit përmes kësaj forme.